Deçiqi i rikthehet fitores – Atmosferë fituese në zhveshtore (Foto)

0

Deçiqi është rikthyer te fitorja pas humbjes së parë në sezon ndaj Bokel fundjavën e kaluar. Futbollistët e Deçiqit kanë mboshtur në transfertë ekipin e Mornar me rezultat 0:2.

Golat e fitores u shënuan nga Martin Prenkoçeviq në minutën e 28-të dhe Ilir Camaj në minutën e 60-të.

Me këtë fitore Deçiqi ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe vazhdon të jetë lider në ligën e dytë të Malit të Zi.

Pas ndeshjes, futbollistët dhe stafi festuan fitoren në mënyrën më të mirë të mundshme të gjithë bashkë, teksa në rrjetet sociale hodhën disa foto nga zhveshtorja. /Malësia.ME/

Fotografia e KF Deçiq Tuz
Fotografia e KF Deçiq Tuz
Autor: Anton Gjokaj
error: Të drejtat e rezervuara !!