Kerry në Prishtinë: Nuk mbështesim asnjë marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës

0

Me nderime të larta shtetërore është pritur dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sekretari amerikan i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Kerry u ka dhënë porosi të qarta liderëve kosovarë, gjatë qëndrimit të tij prej dy orësh në ambientet e aeroportit të Prishtinës.

“Ai kërkoj falje që nuk ka mundur ta ketë një vizitë më të gjatë – do ta kem mundësinë të flas më kryeministrin serb Vuçiq për dialogun dhe ka qenë e rëndësishme që të diskutojë edhe me juve”.“Në emër të presidentit të SHBA-ve iu a përcjellë mbështetjen e presidentit Obama për shtetësinë e Kosovës”.

Pasi zhvilloi takim me kryeministrin Isa Mustafa, zv.kryeministrin Hashim Thaçi dhe zv.kryeministrin serb Branimir Stojanoviç, sekretari amerikan siguroi qytetarët e Kosovës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mbështesin asnjë marrëveshje e cila do të cënonte pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

John Kerry: “Nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që do të cënonte sovranitetin, sigurin apo pavarësinë e Kosovës. Kemi investuar shumë së bashku me ju, në të ardhmen e Kosovës, ndaj s’do ta vinim në rrezik”

“Ne jemi të vetëdijshëm se marrëveshjet që ka nënshkruar Kosova nuk kanë qenë të lehta për t’u arritur. Këto janë vendime politike të ashpra, e kuptojmë. Por, aftësia që të marrësh vendime të tilla të vështira në të mirë të vendit quhet “lidership”. Dhe unë jam sot këtu që t’ju përcjell respektin e presidentit Obama dhe të popullit amerikan për lidershipin që po bën këto zgjedhje. Shtetet e Bashkauara të Amerikës janë tejet të kënaqura që kanë parë liderët e Kosovës të vendosur për t’i kryer gjërat gjatë dialogut me Serbinë. Ne i mbështesim ato përpjekje dhe mos bëni gabim: ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që do të kërcënonte sovranitetin, sigurinë ose pavarësinë e Kosovës. Ne kemi investuar shumë nga vetja, së bashku, në të ardhmen e Kosovës, ndaj s’do ta vinim në rrezik”, deklaroi Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit foli në Prishtinë edhe për krizën politike dhe gazin lotësjellës në Kuvend, duke ftuar opozitën që qëndrimet e saj t’i japë në mënyrë paqësore në institucione.

“Liria e fjalës në Kuvend, përfshirë të drejtën për protestë paqësore, janë themel i çdo demokracie. Por dhuna është e papranueshme. Parlamenti i Kosovës duhet të jetë vendi ku ka debate kuptimplota mbi politikat publike, ku njerëzit ta dëgjojnë njëri-tjetrin në mënyrë paqësore, pavarësisht ideve të kundërta.

error: Të drejtat e rezervuara !!