Kryqi i Kuq i Malit të Zi mbledhi 42.5 mijë euro për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri

0

Kryqi i Kuq i Malit të Zi, ka mbledhur 42.5 mijë euro në llogarinë bankare të hapur nga  për të ndihmuar popullsinë shqiptare, të prekur nga tërmeti. Fondi i mbledhur do t’i përcillet Kryqit të Kuq të Shqipërisë.

Nga Kryqi i Kuq than se janë të kënaqur me ndihmën e dhënë për popullatën shqiptare të goditur nga tërmeti.

“Të ardhurat do t’i përcillen Kryqit të Kuq të Shqipërisë, i cili ka qenë aktiv që nga fillimi në ofrimin e ndihmës së parë, mbështetje psiko-sociale dhe shpërndarjen e ndihmës urgjente për popullatën e prekur,” tha Kryqi i Kuq. Organizata tha se ata ishin në kontakt të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe po monitoronin aktivitetet e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (MFCK), të cilat koordinojnë dhe zbatojnë ndihmën së bashku.

error: Të drejtat e rezervuara !!