Edhe Zaev për heqjen e kufijve

0

Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës se përveç Kosovës, Shqipëria do të dëshironte të hiqte kufijtë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e Greqinë, Kryeminisri maqedonas Zoran Zaev ka thënë se “edhe ai do të dëshironte të bënte të njëjtën gjë”.

“Edhe unë do të dëshiroja t’i hapnim kufijtë”, tha Zaev, raporton portali maqedonas, Faktor.

Mediat maqedonase dhe ato kosovare duke iu referuar një deklarate të Zaev, theksojnë se sipas kryeministrit maqedonas ideja e propozuar nga Rama, do të sillte përfitime të mëdha për rajonin.

“Nuk shoh asgjë kontraverse në qëndrimin e kryeministrit shqiptar lidhur me hapjen e kufijve me fqinjët, përfshirë Maqedoninë. Kjo ide do të sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike dhe do të ishte në të mirën e qytetarëve të të gjitha vendeve të rajonit”, u shpreh Zaev.

Në mesazhin e tij të fundvitit 2018, kryeministri Rama ka thënë se ‘hapja e kufirit me Kosovën është vetëm fillimi dhe se procedurat e njëjta janë në agjendë kur vien në pyetje edhe shtete si Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia’.

error: Të drejtat e rezervuara !!