Gjeloshaj: Apel Diapsorës dhe UDSH-së (Video)

0

Kryetari i Alternativës Shqiptare përmes një videomateriali në FB ka bërë apel për bashkëpunim me UDSH, si dhe ka ftuar Diasporën të jetë pjesë e procesit zgjedhor, duke e cilësuar si hisorik për Malësinë!

Më posht mund të lexoni dhe shikoni deklaratën e Z.Gjeloshaj!

Deklratë

Të nderuar qytetarë,Ju ftoj të ndiqni deklatratën time në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahën më 3 Mars!Sinqerisht,Nik Gjeloshaj

Posted by Nik Gjeloshaj on Friday, January 4, 2019

Të nderuar qytetarë,

Me 3 mars do të mbahën zgjedhjet lokale për Komunë!
E them me siguri të plotë se këto zgjedhje janë historike për Malesinë dhe të ardhmën e saj!

Mbasi që realizuam Komunën, ashtu siç kemi premtuar, Malësinë duhet t’a udhëqin shqiptarët. ASH dhe LDSH arritëm koalicion, pikërisht për faktin se kuptuam rëndësinë e këtij procesi zgjedhor.

Siç jeni të njoftuar që ne, në të njëjtën KOHË dhe në të njëjtat PRINCIPE si me LDSH, ashtu edhe me UDSH kemi filluar bisedimet për koalicion. Nga UDSH ende nuk kemi përgjigje, edhe pse na ishte pohuar që deri në fund të dhjetorit Këshilli qendror do të sjell vendimin!

Për hirë të rëndësisë që bartin me vehte, këto
Zgjedhje duhet t’i bashkojnë shqiptarët. Duhet që t’i lamë anash që gjitha pamarrëveshjet dhe të ulemi në një tryezë të përbashkët, se vetëm në këtë mënyrë mund të fitojmë!

Kundërshtarët tonë politik e kanë nuhatur bashkimin tonë! Ata janë duke punuar pa ndalur që ky mos të jetë i plotë dhe funksional.
Andaj nuk kemi shumë kohë për të humbur, apeloj edhe njëherë tek zyrtarët e UDSH që t’i bashkëngjitën këtij koalicioni, në të njëjtat PRIMCIPE dhe PARIME, se koha nuk na pret, e gjeneratat e ardhshme nuk do të na e falin…

Ftesë publike edhe për Diasporën tonë të nderuar, kudo ndodhen. Ju lutemi që me kontributin tuaj bëhuni pjesë e këtij procesi historit për Malësinë tonë!
Ju çdo herë e keni dëshmuar dashurinë për atdheun! Kontributi Juaj për Komunë ishte shumë i rëndësishëm, andaj ndihma juaj për këtë proces mund të jetë vendimtare që Malësia të mbetet shqiptare!

error: Të drejtat e rezervuara !!