Gegaj: Rritja e papritur e elektoratit shkak i humbjes së pushtetit në Tuz

0

Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Nikollë Gegaj, tha se popujt e pakicave kanë ankth dhe siklet për shkak të asaj që po ndodh pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë dhe se ata nuk mund të vëzhgojnë në mënyrë indiferente këtë që po ndodh.

Ai tha se PDS nuk do të ndërhyjë në mënyrën se si partitë e pakicave do të performojnë në zgjedhjet parlamentare dhe se ata janë të gatshëm të zbatojnë të gjitha kërkesat e tyre që janë në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe demokratike.

Gegaj tha se është i sigurt që nuk e humbën pushtetin në Tuzi për shkak të aferës “Zarfi”, e që citohet si mundësi në raportin paraprak të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, por për shkak të zgjërimit të papritur të elektoratit.

Jam i sigurt që pushtetin nuk e humbëm për shkak të ‘Zarfit’, por për shkak të zgjërimit të papritur të elektoratit. Pra, mbi 800 votues erdhën nga SH.B.A., të organizuar dhe të koordinuar për të mbështetur koalicionin e partive shqiptare. Edhe në një situatë të tillë, ne e humbëm pushtetin me një votë, më saktësisht me 0.6. Në fund të fundit, nuk është turp që politikanët seriozë të jenë në opozitë, shprehet Gegaj

Gegaj thotë se në botën moderne, sistemi demokratik ndërtohet mbi bazën e opozitës dhe pozitës. Tani, nga pozicioni i opozitës, duke përdorur përvojën tonë, ne po bëjmë gjithçka për të mbështetur të gjitha aktivitetet e komunës, dhe për të qenë udha koordinuese midis autoriteteve qendrore dhe lokale. Prandaj, ne do të kontribuojmë në drejtimin e punëve në komunë me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët. Jam i sigurt se kjo situatë është e dobishme për të gjithë ne të mësojmë nga ajo që nuk e kemi përjetuar më parë. Ai theksoi se nuk vërehet donjë ndryshim nga ndërri i pushtetit në Tuz, vetë trokitje në vend./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!