Gjeloshaj: Marrëveshja me Kryeqytetin do të jetë në interes të qytetarëve të Malësisë

0

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj deklaroi se Kryeqyteti dhe Komuna e Tuzit duhet të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e pronës që së bashku e kanë krijuar .

Gjeloshaj tha se do të dakordohen me Kryeqytetin, se a do të paguaj ndëmarrja ”Deponija” qiranë e tokës në të cilën gjindet ndërtesa administative apo do të uli çmimet kompanisë të shërbimeve për asgjësimin e mbeturinave të cilën do ta formojë Komuna e Tuzit.

Ai tha se marrëveshja do të jetë e tillë që gjithçka do të jetë në interes të qytetarëve.

Në ndëtimin e saj ka marrë pjesë edhe Tuzi dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i ka Kryeqyteti i ka edhe Komuna e Tuzit. Nëse është në interesin e Kryeqytetit që ndërmarrja ”Deponija” të jetë në pronsin e tyre, aty nuk ka asgjë të diskutueshme. Ajo gjindet në territorin tonë, kështu që do të shohim nëse do ta zëvendësojmë atë nëpërmjet dhënies me qira ose uljes së çmimeve të shërbimeve – thotë Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se, Komuna e Tuzit me Podgoricën do të ndahet sipas Ligjit për Organizimin Territorial dhe se ai do të respektohet dhe nuk do të shkojë në arbitrazh.

“Ne e kuptojmë se ndërrmarja ”Deponija” është me rëndësi jetike për Kryeqytetin dhe nuk shoh asgjë të diskutueshme që ndërtesa e tyre administrative të jetë në territorin tonë.

Plantacijonet korrin frytat, e në territorin tonë gjindet 70% e tokës së tyre. Plantacijonet këtë pjesë e kanë në përdorim dhe në bazë të kësaj do të paguajnë qiranë e tokës.

Gjithçka që kemi krijuar në Podogoricë që nga viti 1957, e kemi krijuar së bashku edhe Kryeqyteti edhe Tuzi dhe kështu duhet vëzhguar këtë proces, vetëm që në Tuz është investuar më pak, tha Gjeloshaj.

Qytetarët nuk do të ndiejnë faktin që tani ekzistojnë dy komuna. Si do ti zgjedhim këto mes veti do të shohim e qytetarët do të marrin shërbimin që meritojnë “, tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se do të dëshionte që Kisha e Shën Nikollës dhe varrezat e Mataguzhit të jenë pjesë e Komunës së Tuzit, por nëse vendasit dëshirojnë ndryshe, ai do t’i mbështesë.

“Do të dëshiroja që Kisha Ortodokse të mbetet në Komunën e Tuzit, si dhe varrezat rreth saj. Ne në këtë mënyrë do të tregonim ndjeshmërinë ndaj asaj pakice. Nëse ata nuk duan dhe kanë qëndrimin se kisha është në Mataguzhë do t’i mbështesë ata. Edhe pse mendoj se është e njëjtë a do të mbesë në Zeta apo në Tuz. Flasin vetëm përmendesh dhe krijojnë nga kjo një problem të madhë. Në çfarë baze e dijnë që kufiri është rruga. Nuk zgjidhim diçka nga viti 1957 por punojmë sipas ligjit. Ata njerëz kur të paguajnë tatimin do të ndryshojnë vetëm numrin e zhiro llogarisë, “tha Gjeloshaj./ Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!