Dita e Komunës së Ulqinit u shënua me ceremoni të thjeshtë

0

Me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit, e cila prej vitit 2003 shënohet të shtunën e parë të prillit, në sallën e Kuvendit Komunal u organizua një ceremoni modeste, pa të ftuar dhe në prezencë vetëm të zyrtarëve më të lartë të pushtetit lokal.

Me këtë rast të pranishmëve i’u drejtuan kryetari i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni, dhe kryetari i Komunës, Loro Nrekiq. Ata falenderuan në radhë të parë punonjësit shëndetësor e pastaj të gjithë ata që po kontribuojnë në lehtësimin e kësaj situate. Ata uruan qytetarët për këtë festë, me shpresë që sakrifica e sivjetme të jetë një simbol i përparimit në të ardhmen.

error: Të drejtat e rezervuara !!