Dita e tretë pa asnjë rast të regjistruar me COVID-19 në komunën e Tuzit

0

Në Mal të Zi janë regjistruar 27 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve.

Derisa në Podgoricë dhe komunat tjera vazhdon rritja e të infektuarve, në tri ditët e fundit në komunën e Tuzit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me coronavirus.

Komuna e Tuzit nga data 24 mars gjindet në karantinë totale dhe masat e ndërmarra dhe respektimi i tyre nga qytetarët po japin rezultatë.

Në Mal të Zi, që nga fillimi i pandemisë janë të infektuar 201 persona me COVID19.

Rastet sipas komunave janë:
Podgoricë: 95
Tuz: 34
Tivar: 18
Nikshiq: 17
Ulqin: 9
Andrijevicë: 7
Bijello Pole: 6
Herceg Novi: 6
Budva: 4
Tivat: 2
Danilovgrad: 3

error: Të drejtat e rezervuara !!