Të paktën, nëntë shqiptarë të vdekur nga COVID19 në ShBA, dy nga Mali i Zi

0

Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi.

Sipas ambasadës, mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes.

“Me disa prej tyre është komunikuar drejtpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Në kuadër të situatës së krijuar nga #COVID-19, Ambasadorja Floreta Faber ka zhvilluar një sërë komunikimesh telefonike me drejtues të Organizatave dhe Shoqatave, përfaqësuesit fetar në disa shtete si dhe me anëtarë të spikatur të komunitetit shqiptare-amerikan. Në proces të informimit sa më gjërë mbi siutatën dhe mbi gjendjen shëndetësore të anëtarëve të komunitetit, përfaqësuesit kanë konfirmuar se deri më tani, nga informacionet që disponojnë nuk ka përpahje në masë të rasteve të testuar pozitivisht me COVID-19 në shtet respektive.

error: Të drejtat e rezervuara !!