Nga 6 maji trajnime individuale, nga 1 qershori fillimi i garave

0

Ministri i sportit Nikolla Janoviq njoftoi fillimin gradual të aktiviteteve sportive, së pari trajnimi individual pa kontakte, pastaj trajnimi në grupe dhe në fund organizimi i garave.

Në fazen e parë, nga data 6 maj do te hapen të gjitha objektet sportive dhe do të lejohen trajnimet në menyre individuale, duke i respektuar te gjitha masat si dhe respektimin rigoroz te higjienes.

Në fazen e dyte prej datës 18 maj do të lirohen trajnimet kolektive, kurse nga data 1 qershore do të fillohet garat sportive gjithnje duke i respektuar masat mbrojtese dhe pa prani te tifozeve, tha ministri Janoviq.

Ai shtoi se në një teren mund të qendrojne me se shumti 8-10 persona dhe ne hapesiren kohore prej gys ore duhet te behet dezinfektimi i hapësirave para se të mberrije grupi tjeter per trajnim .

error: Të drejtat e rezervuara !!