Serbia po përzihet në punët e brendshme të Malit të Zi

0

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ka akuzuar kreun shtetëror serb dhe Kishën Ortodokse Serbe për përzierje në punët e Brendshme të Malit të Zi. Sipas tij fushata nxitjes së tensioneve në këtë vend po bëhet në prag të zgjedhjeve në të dyja shtetet.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ka përsëritur akuzat se Serbia po përzihet në punët e brendshme të vendit të tij. Deklarata është bërë si përgjigje ndaj një pyetjeje të një deputeti opozitar proserb në seancën e së mërkurës të Parlamentit në Podgoricë, gjatë së cilës si argument mohues për ndërhyrje, u përmend edhe njohja e Kosovës nga Podgorica zyrtare.

‘Është e vërtetë se kam deklaruar se Serbia po përzihet në punët e brendshme të Malit të Zi dhe po këtë po ua përsëris: Kreu shtetëror serb së bashku me median që kontrollon, i ndihmuar nga aleatët politik në Mal të Zi, tash një kohë të gjatë po shfrytëzon çdo mundësi që në Mal të Zi të krijojë ose të nxisë tensione, në mënyrë që, nën pretekstin e kinse interesave të rrezikuara serbe, të shkaktojë destabilizim politik në Mal të Zi, por edhe që të tërheq vëmendjen e publikut të vet nga problemet, aferat dhe çështje e brendshmen të pazgjidhura,’ – citon TV Klan Macedonia deklaratën e kryediplomatit malazez që ka përmendur kreun e shtetit serb Aleksandar Vuçiq, por edhe atë të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, dhe shefin e diplomacisë Ivica Daçiq, të cilët, ka thënë Darmanoviq, vënë në pikëpyetje edhe ekzistimin e kombit malazez.

Sipas tij, në gjithë këtë, një rol të posaçëm ka media e kontrolluar nga regjimi në  Beograd që, tha ai, po i frynë urrejtjes çfarë nuk ka qenë as në kohën e Milosheviqit.

error: Të drejtat e rezervuara !!