Zyrtarëve serbë, u ndalohet hyrja në Kosovë

0

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës paralajmëruan se nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi të vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen persa kohe Beogradi nuk e ndryshon sjelljen.

Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, tha në një postim në Facebook se vendimi pason “kërcënimet hibride që Serbia bën ndaj Kosovës, propagandën e vazhdueshme dhe lajmet e rreme ndaj vendit dhe qytetarëve dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës”.

Në veri, të hënën dhe të martën, tregtarët i kanë mbyllur dyqanet, duke thënë se nuk kanë prodhime për të shitur.

Vendimi i tyre ka ardhur më shumë se shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.

Dyqanet në veri u rihapen këtë të mërkurë por tregtarët kanë thënë se vazhdojnë të kenë mungesa prodhimesh.

Qeveria e Kosovës ka hapur disa pika të shitjes atje dhe i ka mohuar pretendimet e Beogradit se në veri ka “krizë humanitare”.

error: Të drejtat e rezervuara !!