Pezullohet Liga e Parë e Malit të Zi

0

Federata e Futbollit të Malit të Zi ka marrë vendim të shtunën që të shtyjë xhiron e ardhshme, por edhe xhirot tjera të kampionatit të futbollit.

Gazeta Vijesti ka mësuar se ndeshjet e parapara të luhen të dielën, nuk do të zhvillohen. Vendimi për vazhdim të kampionatit nuk do të merret deri të dihet gjendja epidemiologjike në klubet e Malit të Zi.

Të gjithë anëtarët e Buduqnostit, duke përfshirë lojtarët, shtabin teknik dhe administratën, janë prej dje në vetëizolim.

Një lojtar është testuar pozitiv për COVID-19, ndërsa po pritet rezultati i testimit të të tjerëve.

error: Të drejtat e rezervuara !!