Gjeka dhe Hajdinaga takim me kryeministrin Haradinaj

0

Nga Partia demokratike (PD) është njoftuar se delegacioni i kësaj parti të cilin e drejtonin lideri Fatmir Gjeka, zëvendësi i tij Gëzim Hajdinaga dhe sekretari gjeneral Haxhi Sulejmani kanë qëndruar të mërkurën në vizitë zyrtare tek funksionarët më të lartë të Republikës së Kosovës.

Ato në takime dy ditore kanë biseduar me kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, si dhe me ministrin e arsimit Shyqyri Bytyqi.

“Në bisedat e përzemërta dhe të hapura shkëmbyem mendimet për situatën në rajon dhe pozitën e Shqiptarëve në Mal të Zi, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes Malit të Zi dhe Kosovës, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe lidhshmërisë më të mirë rrugore, ndërsa me ministrin e arsimit u dakorduam për nevojën e rritjes së kuotave për regjistrimin e studentëve nga Mali i Zi në universitetet e Kosovës”, thuhet në kumtesën e PD-së./Ul-info/

Fotografia e Fatmir Gjeka

Fotografia e Fatmir Gjeka