Pompeo konfirmon mbështetjen e ShBA-së për Malin e Zi

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka arritur në Mal të Zi, ku ka zhvilluar takime me zyrtarët e lartë shtetëror.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, sekretari Pompeo ka konfirmuar se Uashingtoni edhe më tutje do të mbështesë Malin e Zi në rrugën e integrimit evropian.

“Në shikojmë në ju dhe qeverinë tuaj si udhëheqës në përpjekjet rajonale në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e medieve”, ka thënë Pompeo në konferencën me gazetarë pas takimit më zyrtarët e Malit të Zi.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Malit të Zi, si partnerë dhe aleatë”, ka thënë sekretari Pompeo.

“ShBA-ja shpreson të dorëzojë automjete të lehta taktike me vlerë 36 milionë dollarë aleatit tonë të NATO-s pasi të përfundojë kjo marrëveshje”, ka thënë Pompeo.

Ndërsa kryeministri malazez, Dushko Markoviq e ka quajtur vizitën e sekretarit Pomepo si historike dhe premtoi se do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformimin e mëtejshëm të gjyqësorit dhe lirinë e medieve.

“Është e rëndësishme në aspektin strategjik që ShBA-ja dhe BE-ja të jenë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Markoviqi.

error: Të drejtat e rezervuara !!