Presidenti Thaçi dekoron Arqipeshkvin e Tivarit Rrok Gjonlleshaj

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen presidenciale “Nënë Tereza” arqipshekvin e Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj.

Thaçi në një status në facebook tha se këtë medalje e dha në shenjë të kontributit Gjonlleshaj në fushën e humanizmit dhe paqes.

“Me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” dekorova Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes, shkruan Thaqi.

Presidenti Thaçi gjithashtu tha se arqipshkvi Gjonlleshaj vazhdon të kontribuojë në forcim të marrëdhënieve të mira jo vetëm mes Selisë së Shenjtë dhe komuniteit të krishterë, por edhe të gjithë botës shqiptare.

“Don Rrok Gjonlleshaj vazhdon të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit të krishterë por edhe më të gjerë të botës shqiptare” shkruan presidenti në facebook.

error: Të drejtat e rezervuara !!