Akil Gjakova kampion i Evropës

0

Xhuridisti Kosovar Akil Gjakova, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 në Gyor të Hungarisë.

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka bërë të ditur se xhudisti Akil Gjakova në finalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.

“Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli. Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se triumfi i Gjakovës në Hungari është dëshmi se Kosova ka një brez të artë xhudistësh.

error: Të drejtat e rezervuara !!