E Diela pushim, përfitimet më të mëdha pompat e benzinës?

0

Përfitimet më të mëdha nga e diela pushim në sektorin e tregtisë kanë pronarët e dyqaneve në pompat e benzinës, të cilët nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të tregtisë kanë zgjeruar ofertën e produkteve dhe në raftet e tyre tani mund të gjendet vaj ushqimor, qumësht, kripë, sheqer…

E Diela pushim në tregti me dispozitat e ligjit të ri të tregtisë ka hyrë në fuqi me 20 Tetor, me disa përjashtime siç janë dyqanet në pompat e benzinës në stacionet e autobusëve, trenave dhe aeroporteve, kioskat, farmacitë, etj. Çmimet në këto dyqane të privilegjuara janë shumë më të larta se në dyqanët që të Dielave e kanë të ndaluar të punojnë.

Këshilli për tregti pranë Dhomës së ekonomisë, me iniciativën e të cilës u miratuan dispozitat e ndalimit të punës të dielave, do të mbajë me 8 nëntor mbledhjen, dhe do të diskutojë mbi zbatimin e ligjit të ri.

“Kemi marrë informacione që pompat e benzinës e kanë zgjeruar ofertën e tyre në atë masë, sa që ofrohen sende ushqimore nga të gjitha grupet e produkteve. Duke pasur parasysh që ne, për të cilët tregtia është veprimtaria jonë parësore dhe sipas Ligjit nuk punojmë të dielave, ne e konsiderojmë këtë një abuzim të dukshëm të të Dielës pa punë. Në mbledhjen e këshillit të tregtisë të caktuar me 8 Nëntor, do të njoftojmë mbi mosrespektimin e Ligjit dhe do t’a ftojmë edhe Ministrin e Ekonomisë. Ne presim që autoritetet të reagojnë sepse ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, “thanë nga kompania Voli, e cila ishte një nga përkrahësit e të Dielës pa punë. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!