Zoran Zaev pret Albin Kurtin në Shkup

0

Kryeministri i Maqedonsë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Shkup e ka pritur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Takimin mes Zaevit dhe Kurtit e bëri të ditur vetë Albin Kurti në rrjetin social Facebook duke theksuar se kanë biseduar për situatën politike në të dy vendet dhe çështjet e integrimit evropian.

Fotografia e Albin Kurti

Në takim, siç kumtohet pres shërbimi qeveritar i Maqedonisë së Veriut, në të cilin kanë marrë pjesë edhe deputetët, Muhamed Zeqiri nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deputetët e sapozgjedhur nga Vetëvendosja në Parlamentin e Kosovës, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu, janë vërtetuar marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira midis dy vendeve, ndërsa është biseduar edhe për bashkëpunimin e ardhshëm i cili ka potenciale të fuqishme për t’i përforcuar lidhjet bilaterale në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në takim si prioritete janë ndarë projektet për lidhjen infrastrukturore, midis së cilave, përveç autostradës Shkup – Bllacë, janë theksuar si të mirëseardhura lidhjet rrugore midis Tetovës dhe Prizrenit si edhe formimi i kapaciteteve në vendkalimin kufitar Jazhincë që në masë të madhe do ta lehtësojnë komunikimin e qytetarëve dhe nismave të biznesit midis qyteteve të pjesës perëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit jugperëndimor të Kosovës.

error: Të drejtat e rezervuara !!