Pa statusin e Komunës së plotë Malësia nuk mund të ketë zhvillim

0

Paralajmërimet e përfaqësuesve të pushtetit që komunave urbane Tuz dhe Gollubovc duhet tu zvogëlohet buxheti , është dëshmi se pa statusin e Komunës së plotë nuk mund të ketë zhvillim dhe as progres për qytetarët e këtyre rajoneve , kanë vlerësuar nga PSP (SDP).

Kryetari i Këshillit vendor të PSP për Malësinë e këshilltar në Kuvendin e kryeqytetit, Kolë Lulgjuraj ,konsideron se zgjidhja tjetër e statusit për Tuzin dhe Gollubovcin, me përjashtim si komuna të plota , do të ishte edhe një gënjeshtër për qytetarët. Ai ka shkruar se qytetarët edhe në të ardhmen do të vuajnë pasojat e raportit jo adekuat të pushtetit qendror ndaj tyre,shkruan rtcg.

Lulgjuraj ka theksuar se si këshilltar në vazhdimësi ka kërkuar përgjigje në pyetjen se ku janë mjetet e parapara për projektet zhvillimore në territorin e KU të Tuzit prej vitit 2006, duke shtuara se këto mjete kapin shumën e afro 10 milion euro.

error: Të drejtat e rezervuara !!