Njoftim mbi të drejtën e propozimit të kanidatëve për ndarjen e çmimit të Komunës së Tuzit

0

Përmbajtja e këtij njoftimi ka të bëjë me ndarjen e „Çmimit të Komunës së Tuzit – 15 dhjetori“ për vitin 2018, i cili ndahet për meritat më të larta dhe rezultatet e arritura në punën praktike dhe teorike si dhe veprimtarinë në të gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore.
Çmimi ndahet individëve dhe personave juridik nga treva e Komunës së Tuzit, por mund tu ndahet edhe individëve të cilët nuk jetojnë në trevën e Komunës, nëse arritjet e tyre kanë një rëndësi të veçantë për Komunën e Tuzit.

Çmimi ndahet nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

– që vepra të përfaqësojë arritje të rëndësishme në një fushë të veçantë dhe zbatimi i saj paraqet kontribut në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, gjegjësisht nëse rezultatet e realizuara të punës kanë vlerë të jashtëzakonshme;

– që vepra, gjegjësisht rezultatet e punës, në bazë të publikimit apo në mënyrë tjetër i kanë qenë të njohura opinionit deri më 01. Nëntor të vitit në të cilin Çmimi ndahet;

– që vepra të jetë tematikisht e lidhur me trevën e Komunës, gjegjësisht të ketë një rëndësi të veçantë për Komunën e Tuzit ose nëse rezultatet e punës janë realizuar në trevën e Komunës.

Të drejtën e propozimit të kandidatit për Çmimin e kanë shoqëritë ekonomike, shërbimet publike, partitë politike, organizatat joqeveritare, shoqatat sportive, shoqatat tjera, grupe qytetarësh dhe individët.

Propozimet dorëzohen në formë të shkruar, ku duhet shënuar se për cilën vepër dhe rezultate të arritura kandidati propozohet për ndarjen e „Çmimit të Komunës së Tuzit – 15 dhjetori“, së bashku me arsyetimin dhe dokumentacionin në bazë të cilit do të çmohet vlera e rezultateve të arritura.

Propozimet dorëzohen drejtpërsëdrejti (ose përmes postës) në arkivin e Komunës së Tuzit, Tuzi p.n., me mbishkrimin: për Jurinë për ndarjen e çmimit të Komunës së Tuzit, më së largëti deri më 10.12.2018.

Kontakt telefoni: 020/875-167.

Shërbimi informativ i Komunës së Tuzit

error: Të drejtat e rezervuara !!