Nuk ka më parkim të parregullt dhe shitje në rrugë

0

Policët Komunal të komuës së Tuzit deri më tani kanë gjobitur 300 shoferë për parkim jo të rregullt.

Dënimi për parkim jo të rregullt është 50 euro, dhe nëse paguhet brenda tetë ditësh, qytetari i cili është gjobitur do të paguajë 33.30 euro.

“Në qendër të Tuzit nuk kamë parkim të parregullt, rruga është e pastër dhe qarkullimi i trafikut është normal, deklaroi kryeshefi i Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj.

Ai tha se deri tani jan gjobitur 300 shoferë dhe ai që gjobitët njëher nuk parkohet më në mënyr të parregullt.

Policia komunale gjithashtu rregulloi shitjet jashtë tregut në territorin e Komunës së Tuzit.

“Nuk ka më shitje nëpër rrugë. Nuk gjobitëm asnjë nga shitësit jashtë tregut sepse të gjithë menjëherë iu bindën paralajmërimit dhe brenda afatit kohor që u dhamë, u larguan nga vendi ku i shisnin produktet. Tani të gjithë gjinden në hyrje të tregut. Kushtet nuk janë të mira, por vetë janë gjindur dhe për këtë nuk paguajnë asgjë, “tha Çunmulaj./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!