URA bojkoton zgjedhjet në Tuz, thirrje për protesta

0

Kryesia e Lëvizjes Qytetare URA, mbrëm njëzëri dha mbështetje unanime për protesta paqësore qytetare, duke besuar se vetëm ato mund të çojnë deri te zgjidhja e krizës politike në Malin e Zi dhe ftuan edhe partitë e tjera opozitare dhe qytetarët që të mbështesin protestat.

Ata konsiderojnë se procesi zgjedhor në Malin e Zi nuk mund të mbahet në mënyrë demokratike dhe se kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet në Tuz.

“Partitë tjera të vendosin vetë nëse do të marrin pjesë. Në një mjedis të tillë zgjedhor, pa presidentin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ne e konsiderojmë atë të pakuptimtë, tha kryetari i URA Dritan Abazoviq./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!