Camaj: Sjellje jo korrekte e Podgoricës ndaj banorëve të Tuzit

0

Shtyrja e ndarjës kufitare mes komunës së Tuzit dhe Kryeqytetit është sjellje jo-korekte e Podgoricës, dhe se kanë harruar që pushtetin e fituan falë votave nga Tuzi, tha Shtjefën Camaj, këshilltar i Demokratëve në komunën e Tuzit.

Një numër i madh i banorëve të Tuzit votuan për PDS-së në zgjedhjet e 27 majit, dhe tani kryeqyteti po tregon se PDS gjatë gjithë këtyre viteve i ka shikuar ata – vetëm si shifra. Tani që duhet ti jepet Tuzit ajo që i përket, kryeqytetit nuk e jep.

Krejtë ata që e kërkon komuna e Tuzit do ta fitojë në arbitrim, kështu që nuk është e qartë pse po zvarritët. Pse dikush dëshiron të na dëmtojë, ”tha Camaj.

Shtyrja e ndarjës kufitare, sipas Camajt, nuk është e mirë për komunën e Tuzit në radhë të parë. Tuzi është një komunë e re që duhet të marrë përsipër sa më shpejt menaxhimin e ndërmarrjeve dhe institucioneve që ende nuk i janë kaluar në kompetenca të saj dhe e gjithë kjo mund të ndikojë në aspektin ekonomik.

Kryeqyteti nuk është duke luajtur lojë të ndershme dhe nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Nëse ishim bashkë deri dje, dhe në disa segmente jemi edhe sot, sepse ende nuk kemi ardhë deri te ndarja e pasurisë dhe kompetencave, nga këndvështrimi i tyre si fqinjë të mirë do të duhet të na ndihmonin dhe jo të na dëmtojnë, tha Camaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!