Kokurs për punimin e logos së KKSH-së, ja shpërblimet

0

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, i themeluar në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave  (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17), duke vepruar konform nenit 19, pikat 5 dhe 13 të Statutit dhe konform Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për Përgatitjen e Propozimeve të Logos (shenjës dalluese) së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, shpall:

K O N K U R S PËR PUNIMIN E LOGOS SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE

I

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit e as persona të cilët Komisioni i ka angazhuar në punën e vet.

II

Propozimi për zgjedhjen ideore të logos të Këshillit, në përputhje me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave  (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17) duhet t’i përshtatet karakteristikave historike, kulturore, natyrore dhe karakteristikave të tjera të popullit shqiptar dhe nuk mund të jetë në të njëjtën formë apo në formë të modifikuar me simbolet e një partie politike, ndërmarrjeje afariste, institucioni, personi tjetër juridik ose organizate në vend apo jashtë.

III

Kriteret e përgjithshme për hartimin e zgjedhjes ideore të logos dhe flamurit:

  1. Logoja (shenja dalluese) duhet të jetë i punuar në përputhje me praktikën e zakonshme heraldike dhe të korrespondojë me përmbajtjen e përcaktuar në pikën II të konkursit;
  2. Numri, renditja dhe përmbajtja e fushave në aktvendimin e propozuar të logos duhet të jetë e përshtatshme sipas praktikës heraldike;
  3. Logoja duhet të bëhet në dy variante: a) themelore (e ashtuquajtur logo e vogël); b) e zgjeruar, gjegjësisht zyrtare (e ashtuquajtur  logo e mesme);
  4. Logoja e zgjeruar – zyrtare duhet të ketë mbishkrimin me tekstin në shkrimin latin Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në gjuhën shqipe, gjuhën malazeze (Nacionalni savjet Albanaca) dhe angleze (Albanian National Council);
  5. Trajta dhe forma e logos duhet të mundësojë teknikën e printimit në disa ngjyra, përfshirë edhe bardhë e zi dhe që logoja, si simbol, të mund të përdoret për punimin e pllakave, diplomave, shenjave, njohjeve publike, suvenireve  dhe  ngjashëm.

IV

Kushtet e veçanta lidhur me prezantimin dhe pajisjet e zgjedhjes grafik të propozuar:

  1. Vizatimi me të cilin përfaqësohet propozimi duhet të bëhet me ngjyra dhe të dorëzohet në fletë të veçantë të formatit A4 së bashku me variantin bardhë e zi të të njëjtit propozim;
  2. Në fletë të veçantë të formatit A4, duhet të jepen shembuj të detajuar me aplikimin e stemës së propozuar në memorandum, zarf postar dhe kartëvizitë;
  3. Secila prej fletëve të lartpërmendura që përmban propozimet, duhet të shënohet veçmas me një kod dhe një numër;
  4. Përveç dorëzimit të vizatimeve në letër, propozimi paraqitet edhe në formë elektronike si grafikë vektoriale e ruajtur në CD duke iu përmbajtur rregullit të dorëzimit me kod, si më lart.
  5. Bashkëlidhur, në një fletë të veçantë duhet të sqaroni shkurtimisht idenë dhe simbolikën e punimit (logos) tuaj.

V

Paraqitja e punimeve konkurruese, zgjedhja e tyre dhe shpërblimet konkurruese:

  1. Punimet e konkursit dorëzohen në zyrë të Këshillit Kombëtar çdo ditë pune ose përmes postës në pako (zarf A4) ME KOD, më së largëti deri në ora 16:00 të ditës së fundit të konkursit, në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu pa nr., 85 360 Ulqin, Mali i Zidrejtuar  Komisionit për Përgatitjen e Propozimeve të Simboleve, me mbishkrim “KONKURSI PËR LOGON – MOS E HAP”.
  2. Me punim, në zarf të veçantë të mbyllur është e nevojshme të dorëzohen edhe të dhënat personale të pjesëmarrësve (emri dhe mbiemri, adresa e banimit dhe numri i telefonit), si dhe deklarata e shkruar e autorit që nëse shpallet fitues, e drejta e autorit transferohet automatikisht tek shpallësi i konkursit, gjegjësisht tek Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe se propozimi i ofruar është krijim personal i autorit.
  3. Konkursi hapet më datë 04.04.2019 dhe zgjat 30 ditë nga dita e publikimit të tij.
  4. Me përfundim të konkursit, komisioni do të vlerësojë në mënyrë profesionale të gjitha punimet e arritura dhe do të bëjë përzgjedhjen e tyre brenda 15 ditëve dhe për këtë do të informojë pjesëmarrësit e shpërblyer si dhe publikun përmes mediumeve publike (sajtit) me njoftim me shkrim.
  5. Tri zgjedhjet ideore më të suksesshme shpërblehen dhe shpërblimet përfshijnë kompensimin për punë, mjetet materialet e investuara dhe transferimin e të drejtës së autorit shpallësit të konkursit.
  6. Komisioni mban të drejtën që të kërkojë përmirësime të vogla eventuale të punimit fitues.

Shpërblimet janë si në vijim:

Shpërblimi I    500,00 euro

Shpërblimi II   200,00 euro

Shpërblimi III 200,00 euro

VI

KUSHTET E KONKURSIT:

  1. Çdo pjesëmarrës i konkursit mund të marrë pjesë me më së shumti tre punime, por çdo punim duhet t’i dorëzohet  Komisionit si dërgesë (punim) e veçantë,  me kod të veçantë dhe përmbajtje të kërkuar;
  2. Punimet, të cilat në adresën e Këshillit Kombëtar të  Shqiptarëve do të mbërrijnë pas skadimit të afatit prej 30 ditëve nga dita e publikimit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.
  3. Punimet, të cilat nuk janë dorëzuar në pajtueshmëri me kërkesat dhe rregullat e cekura më lart, nuk do të konsiderohen dhe kjo do të konstatohet zyrtarisht në procesverbal gjatë vlerësimit. 

Adresa e e-mailit: knsh@t-com.mekksh.mn@gmail.com

Kontakt personi:

  • Adriana Hoxha
  • Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, tel: 030 401-302

Komisioni për Përgatitjen e Propozimeve të Simboleve

të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

error: Të drejtat e rezervuara !!