Samiti i BE-së në Zagreb, fokusi kryesor lufta ndaj COVID-19

0

Krerët e shteteve ose qeverive të BE-së dhe krerët e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova do të mblidhen më 6 maj 2020 për një Samit të BE-Ballkanit Perëndimor të Zagrebit.

Fillimisht e parashikuar të zhvillohet në Zagreb, takimi tani do të marrë formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19.

Ajo do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili së bashku me Presidentin e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian. Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, gjithashtu do të marrin pjesë në samit. Partnerët e mësipërm do të përfaqësohen nga Edi Rama, Shefik Xhaferoviq, Hashim Thaçi, Milo Gjukanoviq, Oliver Spasovski, dhe Aleksandar Vuçiq.

Do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Samiti do të riafirmojë perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të rajonit për transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror. Për shkak të situatës aktuale, samiti do të diskutojë mbështetjen dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër koronavirusit dhe pasojave të tij socio-ekonomike. Drejtuesit e Bashkimit Evropian pritet të miratojnë një deklaratë. Partnerët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar të rreshtohen me këtë deklaratë.

Udhëheqësit do të diskutojnë se si BE dhe Ballkani Perëndimor janë bashkuar dhe po bashkëpunojnë në një frymë solidariteti të ndërsjellë për të trajtuar krizën aktuale shëndetësore dhe pasojat e saj socio-ekonomike. BE-ja tashmë ka konfirmuar solidaritetin e saj me rajonin duke mobilizuar shpejt një paketë të konsiderueshme financiare prej 3,3 miliardë eurosh dhe duke lejuar qasje të privilegjuar në instrumentet e BE-së, duke shkuar përtej asaj që çdo partner tjetër i ka dhënë rajonit.

error: Të drejtat e rezervuara !!