Dita botërore e mjedisit: Komuna e Tuzit organizon mbjedhjen e pemëve dhe pastrimi i shtratit të lumit Cem

0

Me rastin e Ditës botërore të mjedisit, Komuna e Tuzit në bashkëpunim me bashkësinë e Komunave në Mal të Zi, më 07.06.2019 organizon:

mbjedhjen e pemëve në oborrin e shkollave fillore në Tuz, Dinoshë, Vuksanlekaj, Triesh dhe Skorraq, si dhe pastrimi i shtratit të lumit Cem në Rakiq në afërsi të ujëvares.

Ftojmë të gjithë banorët dhe OJQ-të si dhe të gjithë vullnetarët dashamirës të mjedisit, të na bashkangjitën në këtë aksion.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijes, tërheqja e vëmendjes rreth çështjeve të mjedisit si dhe nxitja e veprimeve individuale në këtë drejtim.

error: Të drejtat e rezervuara !!