Zyrtarë nga KKSH dhe Ministria e arsmit vizituan institucione në Prishtinë

0

Një delegacion nga Mali i Zi në krye me Kryetarin e KKSH-së Faik Nika dhe Marash Dukaj nga Ministria e Arsimit u takun në Prishtinë me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Fazli Gjaraku, zv.ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sortit Leonora Morina-Bunjaku si dhe rektorin e Univresitetit të Prishtinës, Marjan Dema.

Më poshtë mund të lexoni kumtesat për opinin të Kryetarit të KKSH-së Faik Nika dhe Ministrit Shyqiri Bytyqi.

Kumtesa e Kryetarit të KKSH-së Faik Nika:

Sot ne Prishtine zhvilluam disa takime pune ne institucionet e Republikes se Kosoves.

Fillimisht zhvilluam takim ne Ministrine e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise, ne te cilin na priti ministri Shyqyri Bytyçi me bashkepuntore. Ne takim diskutuam per; çeshtjen e kuotave ne Universitetin e Prishtines per kandidatet shqiptare nga Mali i Zi, veçimi i tyre ne kolone te veçante, rritja e tyre, shqyrtimi i mundesise per njohjen dhe ekuivalentimin e provimit te matures shtetrore, nevoja e asistimit me mjete mesimore, lektyra shkollore, harta gjeografike ne gjuhen shqipe, nevoja e pershpejtimit te procedurave te nostrifikimit te diplomave.
-Takim tjeter te rendesishem zhvilluam me drejtorin e Bibliotekes Kombetare Fazli Gjaraku, me te cilin biseduam per mundesine e furnizimit me literature ne gjuhen shqipe per bibliotekat e shkollave, ne te cilat mesimi zhvillohet ne gjuhen shqipe, dhe po ashtu te bibliotekave te qytetit te Ulqinit, Tuzit dhe Plaves. Biseduam edhe per bashkepunimin per hartimin e nje bibliografie te veprave ne gjuhen shqipe te botuara ne Malin e Zi.

-Nje takim te rendesise se veçante zhvilluam me zv. Ministren e Kultures, Rinise dhe Sportit Leonora Morina-Bonjaku, ne te cilin diskutuam per intensifikimin e bashkepunimit kulturor me shqiptaret ne Mal te Zi me qellim promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombetar.
-Ndersa, ne takimin qe zhvilluam ne Rektoratin e Universitetit te Prishtines, ne te cilin na priti rektori Marjan Dema, me bashkepunetore, diskutuam per kuotat ne UP per kandidatet shqiptar nga Mali i Zi, pershpejtimi i procedurave te njohjes te te diplomuarve etj. Per ndermjetsim ne organizimin e takimeve falenderoj Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Podgorice.

Fotografia e Shyqiri Bytyqi

Kumtesa e Ministrit Shyqiri Bytyqi:

Kam pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar, Ministria e Arsimit dhe Ministria për të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi, me të cilët kam biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, kuotat në Universitetet Publike të Kosovës për kandidatët shqiptar nga Mali i Zi dhe sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë atje.

Përtej dëshirës, Ministria e Arsimit e ka edhe obligim që të ndihmojë nxënësit shqiptarë në Mal të Zi në çfarëdo forme dhe për këtë shpreha gatishmërinë time që të gjejë edhe bashkëpunime të reja, me qëllim që të ofrohet arsim më cilësor për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Mal te Zi.

Pas kërkesës së delegacionit që të bëhet ndarja e kuotave për studentët shqiptarë nga Mal të Zi, premtova se do të diskutojë edhe këtë vit me Universitetin e Prishtinës mundësinë e realizmit të kësaj kërkese.

Në fund të këtij takimi, biseduam edhe për mundësinë e ofrimit të trajnimeve në Kosovë për mësimdhënësit shqiptarë të Malit te Zi.

Fotografia e Faik Nika
Fotografia e Faik Nika
Fotografia e Faik Nika
error: Të drejtat e rezervuara !!