Maskat nuk janë më të detyrueshme

0

Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Infektive sot vendosi, me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, të ndalohet zbatimi i masës me të cilën ishte e detyrueshme vendosja e maskave ​​mbrojtëse.

Vendosja e maskave mbrojtëse, siç është paralajmëruar, mbetet e detyrueshme për punonjësit dhe pacientët në institucionet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, punonjësit në institucionet publike dhe private të kujdesit social për akomodimin e fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarve, si dhe për punonjësit dhe pasagjerët në automjetet e transportit publik, (aeroplan, tren, autobus, furgon, taksi). /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!