Demokratët dhe URA nuk arrijnë marrveshjen për dalje të përbaskët në zgjedhjet parlamentare

0

Demokratët e Malit të Zi dhe Lëvizja Qytetare URA nuk kanë arritur marrëveshje për të formuar një bllok qytetar për dalje të përbashkët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, shkruan portali “Vijesti”.

Sipas burimeve të këtij portali, Abazoviq nuk ka pranuar të jetë pjesë e bllokut për arsye se nuk janë definuar saktësisht qëllimet politike dhe as qëndrimi ndaj partive të tjera opozitare. Pengesë tjetër mendohet të jetë edhe përcaktimi i kuotave që secila parti do të kishte në listën zgjedhore. Nga URA megjithatë thonë se me Demokratët kanë marrëdhënie të mira dhe se bisedimet do të vazhdojnë, duke mos përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje në të ardhmen./TvTeuta/

error: Të drejtat e rezervuara !!