Ruzhdi Gjokaj: Baca Kurti,një emër që do të jetoj i gjallë

0

Nga Ruzhdi Gjokaj

Një vend që historia ka rezervuar gradualisht e me nâze, dhe në faza të ndryshme të saj padrejtësisht kamufluar me etiketime aspak të favorshme, madje madje hileqare ndaj tij, por që fama e emrit të tij, veprat monumentale atëdhe-mëmëdhe dashurie të bazuara mbi parimet e sprovave aspak të lehta dhe këmbëngulja me kokëfortësi ndaj çështjeve të vrullshme dhe fundamentale të qenies tonë kombëtare të cilat ishin lajtmotiv i jetës së tij të jetuar në atë kohë kan bërë që ai edhe pse nuk jeton më, të jetë i gjallë. Kan bërë që ai të shkruaj me duar të veta një pjesë të plejadës historike më të lavdishme mbarëkombëtare rilindase kur burrat e dheut lëshuan kushtrimin për të mbrojtur çdo cep të tokës së cilës i kanosej rreziku me vendimin e kongresit të Berlinit. Pjesëmarrja në Lidhje të Prizrenit një herë e mirë vëndosi vulën mbi emrin e çmuar të tij dhe tashmë shumë të dashur për shqiptarët. Shenjë e ndritur dhe yll polar i çeshtjes kombëtare, një simbol i rezistencës dhe i qendresës të cilin historia e shkruar me apo padashje e ka vendosur nëpër sirtaret e harresës për t’mos shpalosur deri në detaje bagazhin kështjellor të qëndresës historike të sakrificës më sublime kombëtare të viganit e burrit të pavdkeshëm Baca Kurtit.

Një emër që rron i gjallë dhe do të jetë i tillë së bashku me pavdekësinë e qenjes tonë nacionale. Një burr që nuk e tunduan as duajt me para, as florijt e armiqëve e as armët kërcënuese të krajlive. Një luftëtar i pa epur i lirisë dhe i pavarsis.

Nëse ndokujt i duhen thurur lavde, dhe duhet ta ketë të skalitur emrin e vet nëpër rrugë, shkolla apo sheshe atëherë është pa dyshimin më të vogël;
Baca Kurt Gjeka Gjokaj.

Duhen edukuar gjeneratat me veprat monumentale të burrave që nuk u stepën kurr për të drejta dhe liri. Duhen vendosur si figura qëndrore dhe primare në axhendat dhe eventet tona të rëndësishme.

Prandaj, emri dhe busti i tij duhet të figurojë në oborr dhe në pllakën e vëndosur mbi muret e shkollës fillore të Dinoshës, si për ti dëshmuar dhe falëndëruar varrit të tij ku prehet se ne pasardhësit e fisit dhe vendit të tij, bëmë një vepër në shenjë mirnjohjeje dhe respekti ndaj sakrificës që ai bëri për ne.

Kjo duhet të jetë minimalja që neve mund të bëjmë për këtë kolos i cili na ka obliguar pafundësisht ne breznive pasardhëse.
Lavdi e përjetshme për trimin, burrin e dheut dhe heroin tonë,
Baca Kurt Gjekën Gjokaj!

Mbase nuk më takon mua ti them të gjitha këto, pasi që jam i të njëjtit fis, dhe me lidhje gjaku shumë të afërta me të, por ndërgjegjja ime, nuk më lejon që të qëndroj duarkryq përball veprave të skalitura me pendën e asaj periudhe dhe faqet e shkruara me heroizmin e asaj kohe.

error: Të drejtat e rezervuara !!