Heshtja zgjedhore në Kosovë

0

Në Kosovë nga mesnata ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore pas mbylljes së fushatës 10 ditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Këto janë zgjedhjet e shtata me radhë pas përfundimit të luftës. Të dielën të drejtë vote kanë 1.9 milionë votues, të cilët do të zgjedhin 120 deputetë të ri, përcjellë INA.

Në garën zgjedhore janë 25 subjekte politike, por më dominuese janë Lëvizja Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD dhe koalicioni NISMA – AKR, të cilat kanë dominuar edhe në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.

Bashkimi Evropian tashmë ka vendosur një mision prej rreth 100 vëzhguesve, për të dëshmuar se siç thuhet “Kosova është përparësi”, ndërsa zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga diplomatët euro perëndimorë të akredituar në Prishtinë. Zgjedhjet e së dielës vlerësohen me rëndësi për shkak të sfidave që ndodhen para Kosovës, në radhë të parë përballjen me procesin e pezulluar të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

error: Të drejtat e rezervuara !!