Europa League: Skënderbeu shkatërroi Sportingun (Video)

0

Kampioni shqiptar, Skënderbeu shkëlqeu dhe shënoi fitoren e parë në Europa League. Korçarët mundën Sporting Lisbonën me rezultat 3-0.

Ekipi shqiptar shijoi fitoren e parë në fazën e grupeve në Europa League dhe pothuajse kreu punë në pjesën e parë kur realizoi dy gola për pesë minuta. Sabien Lilaj realizoi në minutën e 14 derisa pesë minuta më vonë ai shënoi nga penaltia për 2 me 0. Penaltinë e shkaktoi portieri Rui Patricio, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë Skënderbeu realizoi edhe një gol për të mbyllur dilemën e fituesit në këtë takim. Nimaga që në minutën e 56 realizoi një gol të bukur nga distanca.

Me këtë fitore Skënderbeu mbetet në pozitën e katërt me 3 pikë, një më pak se Sportingu në pozitën e tretë.

error: Të drejtat e rezervuara !!