Gjeloshaj: “Drejtë Komunës Pa Referendum”

2

Deputeti i Alternativës Shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi z.Nik Gjeloshaj do kërkojë që Tuzi dhe Gollubovci të mund të fitojnë statusin e Komunës me vendim të kuvendit lokal dhe jo pas miratimit të Qeverisë, ashtu siç është e parashikuar me ligjin mbi organizim teritoral, shkruan gazeta e përditshme Vijesti.
Parlamenti deri në fund të muajit do duhej të diskutonte rreth ndryshimit të disa ligjeve, me të cilën parashikohet të formohen komuna të reja në kuadër të Kryeqytetit. Gjeloshaj vlerëson se, Tuzi dhe Gollubovci në qoftë se duan, me procedurë të shkurtuar duhet të fitojnë statusin e komunave.

Ligji që definon formimin e komunave të reja, duhet të kursej nga procedurat e parapara komunat në kuadër të Kryeqytetit. E vetmja gjë që duhet të bëhej për të fituar statusin e Komunës është që shumica e këshilltarëve në kuvendin lokal të votoj për pavarësi. Në rast se iniciativa nuk fiton shumicen atëherë kjo nuk mund të përsëritet në 24 muajt e ardhshëm – thuhet në amandamentet e propozura.

Me ligjin mbi organizimin teritorial për formimin e komunave të reja është e detyrueshme të bëhet studimi mbi fizibilitetin ku tregohet përmbushja e kushteve ekonomike, dhe më pas shpallet referendumi. Gjithashtu Komisioni Komunal i MPB(MUP), në konsultim me institucionet tjera shtetërore jep mendim për kërkesën e fitimit të statusit të komunës, ku më pas këto i dërgohën Qeverisë. Në qoftë se Qeveria miraton iniciativën, parlamentit për aprovim i dërgohen propozimet për ndryshimin e ligjit mbi organizimin teritorial, me të cilën formohet komuna e re. Në këtë mënyrë statusin e komunave e kanë fituar Petnjica dhe Gucia.

Gjeloshaj do të kërkojë që komuna e re të quhet Malesia/Tuz, si dhe Gjykata Administrative të zgjidh mosmarrëveshjet mes Kryeqytetit dhe komunave, në vend të administratorit të Kryeqytetit siç është e parashikuar me zgjidhjen ligjore që do të diskutojnë deputetet.

Alternativa Shqiptare kurrë nuk është pajtuar, apo ka nënshkruar ndonjë gjë që Malësisë i jep më pak kompetenca se komunave tjera në Mal të Zi. Në qoftë se amandamentet nuk kalojnë, nuk do të votojmë për ligjet e propozuara – është shprehur Gjeloshaj.

VIJESTI 05.11.2015
Përkthimi është marrë nga faqja zyrtare në fb e deputetit Gjeloshaj.

  • Cemi

    Vetem komun te plote as gje me pa dhe pa referendum sic e kan fituar Petnica dhe Gucia

  • Martin Uli

    Pershendetje Driton Abazi ni don me va godit Nanen serbo malazezve ternoje mbiemnin ater i ke tan Shqiptart e Diaspores met perkrah edhe ni pjes e malle e Malazezve kishin met suportue se jan me perardhje Shqiptare Vendose e del me deklerat PRESIDENT ose KRYEMINISTER 🇦🇱✊️