Darmanoviq: S’kemi tokë për askënd, korrigjimi me Kosovën brenda marrëveshjes ekzistuese

0

 Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq deklaroi para deputetëve të Kuvendit se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim në të cilin është negociuar dhënia e territorit të Malit të Zi për ndonjë shtet.

“Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë negociatë për dhënie të territorit të Malit të Zi për asnjë shtet, sepse negociata të tilla s’ka pasur asnjëherë dhe s’mund të ketë “, ka thënë Darmanoviq, teksa i është përgjigjur akuzave të deputetit të FD Milun Zogoviq

Ai ka përsëritur se sa i përket ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion, kanë themeluar një trup të përbashkët me Kosovën që do të merret me shënjimin e kufijve në vend.

 “ Kjo është një prej çështjeve më të ndjeshme sa i përket raporteve tona, dhe qasja jonë është vlerësuar si optimale nga partnerët ndërkombëtarë, dhe rezultatet e deritanishme tregojnë një gatishmëri për t’i adresuar ato në një atmosferë mirëkuptimi. Ne kemi përfunduar me sukses demarkacionin me Bosnje e Hercegovinën me gjithë presionet e mbështetura në pretendimet të pabazuara “, ka thënë Darmanoviq.

Ndërkohë, Zogoviq ka thënë se zyrtarët kosovarë kanë deklaruar se presin lëshime nga pala malazeze sa i përket demarkacionit, dhe gjithashtu ka përmendur deklaratën e kryeministrit Dushko Markoviq se “komisioni i demarkacionit ka të drejtë të ndryshojë vijën kufitare”.

“Kjo do të thotë që pala jonë lë të hapur mundësinë e shmangies nga marrëveshja për kufijtë. Natyrisht, do të ketë një zhvendosjes të vijës kufitare, dhe fokusi është në Çakorr”, ka thënë tutje Zogoviq. 

error: Të drejtat e rezervuara !!