Policia malazeze heq dhe merr me vete flamurin shqiptar nga shtëpia në Milesh

0

Pas publikimit në portalin “Vijesti” se në një shtëpi në fshatin Milesh valvitet flamuri shqiptarë, policia malazeze gjatë ditës së djeshme e ka hequr flamurin shqiptar nga shtëpia në ndërtim e Emin Beqoviq në fshatin Milesh në Malësi.

Beqoviq është marrë në pyetje dhe është dërguar në gjykatën për shkelje sepse në shtepin të cilën është duke e ndërtuar kishte vendosur flamurin e Shqipërisë, thanë nga Policia për Vijesti.

Policia flamurin e ka marrë me vete, për nevojat gjatë procesit penal./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!