Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë vizitoi komunën e Tuzit

0

Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, nëkryetari i komunës, z. Ivan Ivanaj dhe kryetari i kuvendit, z. Fadil Kajoshaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi, Shkelqësine e Tij dr Robert Veber.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit

Fillimisht kryetari Gjeloshaj njoftoi Ambasadorin për punën dhe funksionimin e Komunës së Tuzit, si dhe për projektet të cilat janë në plan të realizohen.

Gjeloshaj gjithashtu theksoi edhe marrëdhëniet e mira me Gjermaninë si përkrahëse e Malit të Zi dhe shteteve te rajonit drejt aderimit në Bashkimin Europian.
Ambasadori Veber, u shpreh i kënaqur për këtë vizitë dhe përgëzoi udhëheqësinë e komunës për angazhimin dhe punën e arritur deri më tani.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, u shpreh edhe gatishmëria e të dy palëve për bashkëpunim, duke theksuar se marrëdhëniet me Ambasaden Gjermane janë shume të mira dhe miqësore.
Udhëheqësia e komunës së Tuzit falenderuan Ambasadorin gjerman për vizitën dhe interesimin e treguar në të gjitha sfidat qe ka Komuna më e re në Mal të Zi , Tuzi, duke shpresuar se në të ardhmën bashkpunimi do të rritet.

error: Të drejtat e rezervuara !!