Komuna e Tuzit uron 6 prillin, Kryengritjen e Malësisë

0

Komuna e Tuzit ka uruar 6 Prillin, Kryengritjen e Malësisë.

Në urim thuhet:

Me rastin e 6 prillit, Ditës së Kryengritjes së Malësisë më 1911, urojmë bashkëqytetarët në Komunën tonë në përkujtim të kësaj date të shënuar nga historia jonë e lavdishme!

Kryengritjen e Malësisë më 1911 e ka uruar edhe kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj.

Të nderuar bashkëqytetarë!

Sot është 6 Prilli, Dita e Kryengritjes së Malësisë më 1911.

Andaj përfitojmë nga rasti të ju përgëzojmë me rastin e kësaj date të lavdishme nga e kaluara jonë historike, me dëshirë që sa më parë të dalim nga situata e krijuar, që të punojmë dhe festojmë së bashku.

Nik Gjeloshaj,

Kryetar i komunes së Tuzit

error: Të drejtat e rezervuara !!