Para nesh një periudhë e vështirë

0

Rritja e numrit të infektuarve me koronavirus është pasojë e asaj që ndodhi në fillim të qershorit, tha ndihmësi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Senad Begiq, në konferencën e sotme për shtyp të Trupit Koordinues Nacional.

“Jemi duke u përballur me një periudhë të vështirë. Do të jetë edhe më e vështirë nëse nuk i respektojmë masat “, paralajmëroi Begiq.

Ai tha se ka njerëz mes nesh që kanë virusin por nuk kanë simptoma.

“Ky është një ferr epidemiologjik. Çdo person mund të jetë i infektuar. Mënyra e vetme për të mbrojtur veten është të mbani distancën dhe të vendosni maskën “, tha ndihmës drejtori i ISHP./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!