Mario – në Mal të Zi në plazh me simbolet shqiptare

0

Njeriu që kujdeset për zbukurimin e Kim Kardashian, Mario Dedivanoviq, është duke i kaluar pushimet në Mal të Zi.

 Ai ka qëndruar në disa vende bregdetare duke përfshirë edhe Ulqinin, nga ku ka publikuar fotografi në Instagram.

Mario, me simbolet shqiptare (Instagram)

Mario Dedivanoviq është shqiptar me prejardhje nga Tuzi, i cili grimon shumë yje të njohura në botë përfshirë edhe Kim Kardashian, ndërsa ai në asnjë moment nuk ngurron ta shfaqë origjinën e tij.

Madje, kujtojmë se ai ndikoi që bukuroshja e njohur të fliste edhe në shqip.