Presidenti Meta priti në takim lamtumire Ambasadorin e Malit të Zi

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, Dushan Mrdoviq.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e tij të palodhur, për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se: “Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

“Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”, – u shpreh gjithashtu Presidenti Meta.

error: Të drejtat e rezervuara !!