Gjeloshaj: Askush nuk mund të ndaloj përdorimin e flamurit tonë kombëtar

0

Për sitatën e ndodhur disa ditë më parë për çështjen e flamurit, Kryetari i ASH Nik Gjeloshaj ka reaguar sot për mediumet malazeze.

Deklaratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se kohën e fundit flamuri shqiptarë është bërë gjemb në syt e zyrtarve policorë në Ulqin dhe Malësi.

“Me keqardhje, konstatojmë veprimin jo-kulturorë dhe anti-civilizues të disa zyrtarve policorë, si dhe të gjykatës për shkelje penale të cilët vendosën që të merren me punë qorre”.

Nuk mundet policia dhe as gjykatat, sa do që të përpiqen të frikësojnë dhe të ndalojnë shqiptarët që të përdorin dhe shprehin dashurinë e tyre për flamurin tonë kombëtar.

Sa do që të angazhohën, nuk janë në gjendje të dënojnë sa jemi të gatshëm të paguajmë, për të mbrojtur flamurin tonë, krenarinë tonë që i lidh shqiptarët kudo.

Me shekuj nga Skenderbeu flamuri jonë kombëtar ishte dhe mbetet simbol i civilizimit në këtë rajon dhe më gjerë, deklaroi Gjeloshaj.

Ne jemi popull autokton, e respektojmë Malin e Zi si shtetin tonë dhe simbolet nacionale të Malit të Zi, këtë e kemi treguar vazhdimisht, por urrejtja e shprehur nga disa institucione ndaj flamurit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi është një problem që tashmë është rast neuropsikiatrik.

Me këtë rast ne e ftojmë publikisht Kryetarin e Kuvendit, z. Brajoviq, që në seancës së parë të rregullt të përfshihet në rendin e ditës Ligji mbi Simbolet nacioanle të miratuar nga Qeveria e Malit të Zi në tetor 2017 dhe të dërgoi në Kuvend dhe propozimin për ndryshimin e Ligjit për Rendin Publik të dorëzuar nga nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi , Genci Nimanbegu pak ditë më parë në procedurën parlamentare.

U bëjmë thirrje qytetarëve të cilët ndëshkohën për arsye që e duan vetën dhe flamurin e vetë, që të lajmërohën Alternativës Shqiptare në mënyrë që të marrin të gjitha shpenzimet që mund ti kenë derisa përfaqësuesit e shqiptarëve të zgjidhim këtë problem në mënyrë insitucionale.

Gjeloshaj përfundon që shqiptarët duhet të vazhdojnë që flamurin ta përdorin, duan dhe resptojnë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!