Fyerje dhe kërcënime në Kuvend – Shkrela: Do të kërkoj mbrojtje për mua dhe familjen time  

0

Nuk jam më i sigurt në shtetin tim pas fyerjeve të fundit që kam përjetuar në Kuvend. Nuk ndihem i sigurt dhe këtë do t’ua them autoriteteve zyrtare. Do të mendoj çfar do të bëj me veten time dhe familjen time, “tha Luigj Shkrela, deputeti i DPS dhe kryetar i Këshillit Administrativ, pasi u fye në Parlament një ditë më parë.

Nuk është hera e parë që Shkrela është fyer nga bankat e opozitës, si në baza personale, ashtu edhe në atë kombëtare. Ai u fye nga njëri prej drejtuesve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, gjatë seances parlamentare të mërkurën. Ai deputetit të PDS-së gjatë debatës i tha: “Do ta thyej edhe këmbën tjetër”, por gjithashtu theksoi se Fronti Demokraik më së shumti problem ka me Shkrelën, i cili është politikan shqiptar.

Mandiq pas kësaj u dënua dy herë nga nëkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegu, por e pa atë si dënim nga një “politikan shqiptar ndaj politikanit serb”.

Mandiq tha se dënime merr vetëm nga Nimanbegu, duke theksuar se ai po e bën këtë si një politikan shqiptar duke ndëshkuar dikë që është politikan serb.

Nimanbegu reagoi duke thënë, ”unë nuk ju kamë ndëshkuar si serb, por si deputet i parlamentit i cili nuk respektoi rregullat e Parlamentit Malazez”.

Poashtu debat të ashpër pati edhe në mes deputetit tjetër të Frontit Demokratik Millan Knezheviq dhe nënkryetarit të Kuvendit Genci Nimanbegu.

Nikollë Gegaj për gazetën ditore, deklaroi se qëndrimet zhvlerësuese dhe fyese të deputetëve të FD ndaj popujve pakic në Mal të Zi janë njohur prej kohësh, prej kohës kur disa nga këta lidera drejtuan kolonat drejt Tuzit, me qëllimin që të konfrontoheshin me qytetarët e kësaj pjese të Malit të Zi.

Për deputetin e PL Andrija Popoviq, polemikat e nxitura me fyerjet si në këshille dhe në Kuvend tregojnë fillimin e një fushate parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!