SHKA ”KOHA”: Paratë e grumbulluara në Malësi për të prekurit nga termeti i dorëzohen Fondacionit “Fundjavë ndryshe”

0

NJOFTIM PËR OPINION
TË NDERUAR QYTETARË TË MALËSISË

Ju njoftojmë se aksioni humanitar i Shoqërisë kulturo-artistike “KOHA” nga fshati Dinoshë, për grumbullin e mjeteve si ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri ka përfunduar me sukses.

Nga mbrëmja humanitare e organizuar me 28.11.2019 në QKI “Malësia” në Tuz ku bashkorganizator ishin SH.K.A “KOHA” Dinoshë, Komuna e Tuzit dhe Këshilli kombëtar shqiptar janë grumbulluar 4000 euro dhe 1020 dollar (918,00 euro -të cilat janë konvertuar sipas kursit ditor 1$ = 0,90 euro ). Në këtë shumë janë përfshi edhe rreth 450 euro të cilat janë mbledhur me iniciativën e nxënësve të shkollës fillore të fshatit Dinoshë.

Aksioni ka vazhduar deri me datën 04 dhjetor 2019. Në vazhdim janë grumbulluar edhe 797.50 eura kontribute nga qytetarët e Malësisë.
Total janë grumbulluar 5715,50 euro.

Kryesia e SHKA “KOHA” bëri një vizitë zonave të prekura nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë. Gjithashtu vizitoi Fondacionin “Fundjavë ndryshe” ku u prit nga përfaqësuesit e fondacionit. Mbas kësaj vizite u vendos që mjetet e grumbulluara t`i kalohen Fondacionit “Fundjavë ndryshe” duke përkrahur nismën e tyre për ndërtimin e 500 shtëpive të para për shqiptarët që kanë mbetur pa shtëpia si pasojë e tërmetit. “Fundjavë Ndryshe” është nisma më sociale e bamirësisë në Shqipëri, e cila funksionon prej vitit 2015 dhe e cila synon të përmirësojë shoqërinë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Këtë fondacion e kryeson Arbër Hajdari, ndërsa nënkryetare është Emina Çunmulaj.

Me datën 06.12.2019, mjetet e grumbulluara (5715,50 euro) janë transferuar, përmes bankës, në llogarinë e fondacionit “Fundjavë ndryshe”me seli në Tiranë.

Përzemërsisht falënderojmë popullin e Malësisë i cili edhe kësaj herë u tregua bujar dhe human, duke je ju përgjigjur nismës tonë për tu dalë në ndihmë njerëzve në nevojë të cilët u prekën nga tërmeti në Shqipëri. Falënderojmë edhe shoqatat kulturo-artistike të Malësisë që e përkrahën këtë iniciativë dhe ju bashkëngjitën asaj.
Me respekt
Kryesia e SHKA “KOHA” nga Dinosha

Fotografia e Shka Koha
Fotografia e Shka Koha
error: Të drejtat e rezervuara !!