Iniciativat e rëndësishme në Ballkanin Perëndimore që udhëhiqen nga dy shqiptarë

0

Dy iniciativa në Ballkanin Perëndimore nga fillimi i janarit të këtij viti, janë duke u udhëhequr nga dy shqiptarë. Njëri është nga Republika e Kosovës dhe tjetra është një grua nga Republika e Shqipërisë.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu nga fillimi i këtij viti, udhëheqë me Sekretariatin e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimore me seli në Trieste të Italisë.

Kurse ish-ministrja e Integrimeve Evropiane të Shqipërisë, Majlinda Bregu ka marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Majlinda Bregu zëvendëson në këtë pozicion Goran Svilanoviqin nga Serbia, i cili e mbajti këtë detyrë për dy mandate të njëpasnjëshme nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Gërxhaliu ka treguar se Sekretariati i Odave Ekonomike ka për qëllim fuqizimin dhe promovimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke synuar rritjen e punësimit dhe të investimeve në këto vende.

“Është e vërtetë se një sekretariat i tillë i Odave Ekonomike ka rëndësi të madhe ekonomike, politiko-strategjike dhe mundësi për promovimin e Kosovës dhe ndermarrësisë si dhe të proceseve integruese. Qëllimi është ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomike rajonal, dialogu si dhe për t’i eliminuar barrierat dhe të përmirësohet imazhi i Ballkanit Perëndimor, sepse në të kaluarën vendet e rajonit janë njohur si vende të krizave”, tha ai.

Gërxhaliu po ashtu ka treguar se Sekretariati i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta kenë fokus edhe rritjen e investimeve të huaja. “Rritja e investimeve, hapja e vendeve të reja të punës si dhe zhvillimi ekonomik mund të jenë garanci për stabilitet politik sociale”, tha ai.

error: Të drejtat e rezervuara !!