Haradinaj në SHBA: Malësorët i dhanë krahë trojeve shqiptare

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, në Detroit të SHBA-së.

Haradinaj u shpreh i nderuar që ishte në mesin e këtij komuniteti, duke thënë se malësorët në Amerikë i kanë dhënë krah trojeve shqiptare dhe kanë krijuar garancë të thellimit të miqësisë së përhershme me SHBA-në.

Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë. Në kohështrirje të ndryshme, me dijen dhe atdhedashurinë e tyre, i kanë dhënë krah tërë trojeve shqiptare, duke u ngritur njëkohësisht në shoqërinë amerikane dhe kjo është garancë e thellimit të miqësisë së përhershme me ShBA-në”,shkruan Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në fjalën e tij, në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, para të pranishmëve të shumtë mes tjerash tha:

“Që në fillim më lejoni të ju them se kam ardhur me qef, jam i gëzuar, edhe ndihem jashtëzakonisht i nderuar sot që ndajmë këtë kohë bashkë. Më lejoni përshëndetjen time ta filloj duke i përshëndet dhe duke i falënderuar këta të rijnë, këta fëmijë që na nderuan sot edhe me simbole kombëtare por edhe që po i nderojnë ngjyrat, flamurin kuq e zi.”, u shprehë kryeministri.

Ai vlerësoj lartë kryengritjet e Malësoreve në vitin 1908-1910, i quajti si vazhdimësi të kryengritjeve në Kosovë dhe si para-prijëse për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë 1908-1910, i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismajl Qemajl Vlora, si dhe shpalljes së vetësisë së shtetit shqiptarë me 1912.”, u shprehë Haradinaj.

Në fundi ai çmoj shumë tolerencaën ndër fetare mes shqiptarëve.

“Toleranca fetare mes shqiptarëve ishin dhe mbesin norma ndër shekullore dhe dominonte e bashkëjetesës mes njerëzve. Kjo dëshmohet që shqiptarët e krishterë dhe myslimanë identifikohen me të shenjtën Nënën Terezë.”, tha kryeministri.

Toleranca unike ndërfetare tek shqiptarët dhe solidariteti ishin dhe mbeten norma shembullore dhe mënyrë dominante e bashkëjetësës në mes njerëzve dhe komuniteteve të tërë botës moderne dhe kjo dëshmohet se shqiptarët e krishterë e myslimanë identifikohen e krenohenme të Shenjten Nanën tonë, Terezen!

error: Të drejtat e rezervuara !!