U shënua, 108 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë

0

Dje në Tuz u shënua 6 Prilli, 108 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë.

Fillimisht u bë dalja tradicionale në maje të Deçiqit në Bratilë pastaj manifestimi vazhdoi në Bardhaj te Shtëpia Muze e Dedë Gjo Lulit, ku u mbajt një aktivitet kulturo-historik, të organzuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në bashkëpunim me Grupin e Historianëve të rinjë dhe grupin letrarë “Jehona” të Shkollës së Mesme “ 25 Maji” Tuz.

Të pranishmit i përshëndeten Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, profësorët Mark Junçaj dhe Sehat Lulanaj, si dhe publicisti nga Kosova, Prend Buzhala.

Ndërsa në mbrëmje në QKI ”Malësia”, Shoqata Kulturo Artistike ”Dedë Gjo Luli” organizojë koncert kulturo-artistik. Në këtë mbrëmje u bë edhe promovimi i filmit dokumentar kushtuar Kryengritjes së Malësisë, realizuar nga SHKA “Dedë Gjo Luli”./Malësia.ME/

Fotografia e Ambasada Shqiptare në Mal të Zi
Fotografia e Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve


Fotografia e Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
Fotografia e Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
error: Të drejtat e rezervuara !!