Trajneri dhe dy futbollistë nga Serbia nuk dalin në fushë ndaj Kosovës

0

Presioni nga Beogradi në prag të ndeshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në fund ka pasur “efektin” e dëshiruar nga serbët.

Siç njoftong gazeta Vijesti, trajneri Lubisha Tumnbakoviq nuk do ta udhëheqë Malin e Zi në ndeshjen e sotme, ndërsa në përbërje nuk do të jenë as futbollistët Mirko Ivaniq dhe  Filip Stojkoviq.

Trajneri dhe futbollistët e lindur në Serbi, gjatë ditëve të fundit kanë qenë në presion të madh nga strukturat e Beogradit, të cilat edhe e arritën qëllimin e tyre. Në fushë pritet të dalin futbollistët tjerë nga Serbija Adam Marushiq, Marko Simiq dhe Dragoje Lekoviq

Përfaqësuesja malazeze do të udhëhiqet nga Xhudoviq dhe Dragoje Lekoviq./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!