Çobi: ASH kërkon nga organet kompetente sqarim se kush ia mundësoi KOS-it, aktivitetin në Shas

0

Siç jeni të njoftuar përmes mjeteve të informimit, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, përsëri dëshiron të dhunoj tempuj fetaro-kulturorë të shqiptarëve. Marrëzia dhe provokimi i institucionit në fjalë, me në krye Radoviqin, ideologun e politikës serbomadhe, antishqiptare, tani po tenton që edhe Kishën e Shën Gjonit, në qytetin e lashtë Ilir të Shasit, ta bëjë pronë të vetën. Ky nuk është provokimi i parë që bën Radoviqi ndaj shqiptarëve. Para disa vitesh, nën përcjelljen e ushtrisë dhe aviacionit serb, instaloi në Maje të Rumisë një Kishë metalike Ortodokse Serbe, si dhe po tenton të ndërtoj Kishën në Martinaj të Plavës, vetëm për t’i provokuar shqiptaret dhe për ta prishur harmoninë ndëretnike

Alternativa Shqiptare, kërkon prej organeve kompetente që të merren masat e nevojshme lidhur me situatën në fjalë, ku edhe kërkojmë sqarime se kush ia mundësoi një organizim të tillë, një vizitë të paftuar?!

Alternativa Shqiptare, këtë problematikë do ta shqyrtojë deri në zgjidhjen definitive, duke mos kursyer asnjë mekanizëm demokratik e kushtetues.

Artan Çobi, zv/kryetar i ASH

error: Të drejtat e rezervuara !!